E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan-Librazhd, 3 aksidente, 1 i vdekur, 7 të plagosur

ELBASAN- Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e rënies së një automjeti nga lartësia 10 metra në Qafë-Krrabë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 pranë kilometrit të 29, teksa mjeti me targë Tiranë 10 64 F që udhëtonte nga Tirana drejt Elbasanit ka humbur kontrollin duke përfunduar në humnerë. Për pasojë një grua ka mbetur e plagosur rëndë, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur lehtë.Një tjetër aksident por me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Gjocaj, kur mjeti tip Pezho me targë Bë873 D që drejtohej nga Ruzhdi Jupa nga Rrogozhina ka përplasur një bicikletë me të cilën udhëtonte Xhevat Boshaliu. Për pasojë i moshuari ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia. Ndërkaq një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Prrenjas-Librazhd. Rreth orës 23 e 30 në vendin e quajtur Xhyrë dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve dhe 2 pasagjerëve. Sipas policisë mjeti tip benz me targë LB 22 96 A që udhëtonte nga Prrenjasi drejt Librazhdit, i drejtuar nga Istref Sina 27 vjec është përplasur me mjetin tip Mitsubishi me targë LB 22 10 A që drejtohej nga 30-vjecari me inciale B.LL dhe që udhëtonte në drejtimin e kundërt.Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në benz Isuf Sina dhe një tjetër i ri me inicialet L.C të cilët ndodhen në spitalin ushtarak. Mësohet se policisë shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia me të cilën udhëtonin të dy automjetet.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›