E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtimet mbajnë peng Oto Bariçin per anti-Kongon

Nga AUREL PEPA
Kryredaktor i "Metropol Sport"

Dëmtimet e disa prej futbollistëve që aktivizohen në kampionatin shqiptar dhe që janë kontingjent i kombëtares mbajnë peng listën e trajnerit Baric. Kështu, edhe dje nuk është bërë publike lista e futbollistëve që do të grumbullohen në ekipin tonë kombëtar për ndeshjen miqësore të 15 nëntorit me RD të Kongos. Sipas shefit të Sektorit të Ekipeve Kombëtare pranë FSHF-së Besnik Cela, kjo listë nuk publikohet sepse trajneri Baric është ende i pavendosur se cilët do të jenë lojtarët që do të grumbullojë. "Për shkak të dëmtimeve të disa prej lojtarëve trajneri nuk e ka dorëzuar ende listën e kombëtares për ndeshjen miqësore", - ka deklaruar Cela. Në fakt, janë plot katër lojtarë që janë kontingjent i kombëtares që aktualisht vuajnë nga dëmtimet: Altin Lala, Ilion Lika, Devi Muka e Arjan Pisha. Dy prej tyre: Lala e Pisha, nuk kanë shpresa rikuperimi të shpejtë, por Muka e Lika janë në dyshim. Lista e mundshme në zyrat e FSHF-së Me gjithë deklaratat zyrtare të shefit të Ekipeve Kombëtare, nga burime mjaft mirë të informuara pranë FSHF-së mësohet se trajneri Baric e ka bërë gati listën. Burimi i sipërpërmendur ka rrëfyer për "Metropol Sport" se Baric e ka dorëzuar listën prej 22 lojtarësh në Federatë, por ajo nuk bëhet publike, sepse ka mundësi që të ketë shkurtime. Trajneri i kuqezinjve ka kërkuar nga Federata që të marrë me vete vetëm aq lojtarë sa është në gjendje të aktivizojë. Por në një ndeshje miqësore mund të bëhen vetëm 5 ndërrime lojtarësh, plus një të portierit, pra gjithsej bëhen 17 lojtarë. Kështu që normalisht disa lojtarë duhet të mos grumbulloheshin, sepse Baric dëshironte gjithsej 19-20 lojtarë. Por duke parë se disa futbollistë janë të dëmtuar, Baric ka mundësi që të mos shkurtojë as edhe një prej listës, pra t'i grumbullojë të gjithë. 7 futbollistë nga kampionati shqiptar Sipas burimit të sipërpërmendur, nga kampionati shqiptar do të jetë plot 7 futbollistë. Këta janë: Ilion Lika, Isli Hidi, Nevil Dede, Devi Muka, Klodian Duro, Hamdi Salihi e Ervin Bulku. Për të gjithë këta lojtarë nga ana e Federatës kanë filluar procedurat për t'i pajisur me vizë në ambasadën britanike. Por Ilon Lika e Devi Muka ka mundësi që të mos rikuperohen në kohën e duhur, prandaj ata mund të mos grumbullohen. Sidoqoftë, Isli Hidi do të jetë patjetër pjesë e kuqezinjve, sepse Baric dëshiron që ta provojë atë në këtë miqësore. Në provë edhe Ansi Agolli Mesfushori i Luzernës do të thirret nga trajneri i kombëtares për ndeshjen e Londrës. Baric e ka deklaruar që para dy javësh kur ishte në Tiranë se kjo ndeshje do të ishte një shans për Ansi Agollin. Sipas Baricit, Agolli do të jetë pasaardhësi i Edvin Muratit e Altin Haxhit në krahun e majtë të mesfushës kuqezi. Lista e mundshme Portierë Arjan Beqaj (Anorthosis) Ilion Lika (Dinamo) Isli Hidi (Tirana) Mbrojtës Elvin Beqiri (Metalurg Donietsk) Armend Dallku (Vorskla Poltava) Besnik Hasi (Lokeren) Adrian Aliaj ( Altin Haxhi (Ergotelis) Nevil Dede (Tirana) Debatik Curri (Vorskla Poltava) Mesfushorë Ansi Agolli (Luzern) Lorik Cana (Marsejë) Ervin Skela (Askoli) Edvin Murati (Panserraikos) Devi Muka (Tirana) Ervin Bulku (Tirana) Klodian Duro (Tirana) Sulmues Igli Tare (Lacio) Erion Bogdani (Siena) Edmond Kapllani (Karlsruhe) Besart Berisha (Hamburg) Hamdi Salihi (Tirana)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›