E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henri: “Nuk dua të luaj kundër Arsenalit”

Tieri Henri pranoi se atij nuk do t’i pëlqente të luante në Ligën e Kampioneve kundër ish-skuadrës së tij, Arsenalit. Henri u bë një legjendë në klubin e Londrës veriore pas një eksperience tetë vjeçare me “Topçinjtë” përpara se të transferohej te Barcelona në vitin 2007. Sulmuesi francez, 32 vjeç, pranoi se ndeshja e parë e e çerekfinaleve në “Emirates”, më 31 mars, do të jetë veçanërisht e vështirë. Ai tha: “Unë nuk dëshiroj të them se nuk do të përpiqem të luftoj apo të luajë mirë, pasi e di çfarë ndeshje është, por unë nuk do të doja të luaja kundër Arsenalit. Nuk ka rëndësi se tani luhet në ‘Emirates’ dhe jo në ‘Highbury”, dhe tani luaj me një fanellë tjetër”. I pyetur nëse ai do të festonte nëse ai do të shënonte, Henri shtoi: “Harrojeni këtë. Jo. Unë nuk dua të luaj kundër Arsenalit, thjesht kjo është. Lidhjen që unë pata me tifozët e Arsenalit unë nuk mund ta gjej asgjëkund tjetër. Pasi unë nuk mendoj se do të luajë kaq gjatë për një ekip tjetër. Tetë vjet, unë nuk mendoj se do të luaj për një ekip tjetër”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 22 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›