E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia nuk beson tek hetimi i Izraelit për incidentin


Autoritet e larta të Turqisë janë shprehur se nuk kanë besim në faktin se një komision hetimor, i ngritur nga Izraeli mbi sulmin kundër flotiljes me ndihma nisur për në Gaza, do të çojë në një hetim të paanshëm. Deklarata u dha ditën e hënë nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu.
"Ne nuk kemi besim në faktin që Izraeli, një vend që ndërmori një sulm të tillë kundër një flotiljeje civile në ujërat ndërkombëtare, do të bëjë një hetim të paanshëm'', deklaroi ministri për shtypin.
''Turqia këmbënguli në ngritjen e një komisioni hetimor nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Kombeve të Bashkuara (...) një hetim i paanshëm me pjesëmarrjen e Turqisë dhe Izraelit përsa i përket sulmit të 31 majit gjatë të cilit humbën jetën nëntë turq'', shtoi ai.
Akti i Izraelit shkaktoi një valë të madhe zemërate jo vetëm në Turqi dhe në botën islamike, por në shumë vende të botës perëndimore gjithashtu. Shumë prej liderëve botërorë e quajtën si jo logjike veprimin e ushtrisë së Izraelit për të sulmuar një anije me ndihma e cila ishte drejtuar për në Gaza, për të ndihmuar popullatën e varfër që jeton atje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›