"Demtimi i shpelles ne kufijte e skandalit"
Pjeter Marku, drejtor i Muzeut Historik te Mirdites, thote per gazeten "KJ" se ngjarja eshte ne kufijte e skandalit. "Edhe une kam degjuar prej ditesh se ne rrenojat e Kalase se Anderfajt, jane gjetur dhe grabitur afreske, madje edhe arme te kohes se turkut, por kam pritur qe te reagojne strukturat perkatese qe kane per detyre mbrojtjen e vlerave historike", shprehet ai. Drejtori i Muzeut konfirmon faktin se ne zonen e Fanit dhe ne fshatin Konaj ka pasur nje kala qe daton ne kohen e Arbrit. "Per kete kala ka mjaft botime dhe nder ta njihet si me i sakti ai me autor Preng Vorfi, nga komuna e Fanit, me titull "Fani dhe njerezit e tij'", thote Marku. Ne kete botim pershkruhet me saktesi funksioni dhe vendndodhja e kesaj kalaje, e cila i korespondon pikerisht vendit ku turqit germojne pa pushim per nxjerrjen e gureve te cilet perfundojne ne nje gurthyese. Pikerisht me keta gure te ketij vendi historik, behet edhe mbushja e trasese se rruges Rreshen-Kalimash. "Sigurisht qe duhet vepruar per te kryer verifikime dhe kete detyre duhet ta bejne autoritetet qendrore", shprehet Marku.