E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuna e Fanit reagon, i shkruan firmes per inspektim

Komuna e Fanit ka ngritur nje grup specialistesh per te verifikuar nese zbulimi i shpelles ka qene i vertete ashtu sic e raportojne punetoret shqiptare te firmes "Bechtel-Enka". Nje dite me pare kryetari i komunes, Gjergj Prenga, tha se, "ne lidhje me kete lajm, jo vetem komuniteti, por edhe vete administrata ka nje interesim te madh". Ai ka marre persiper te kryeje nje inspektim dhe hetim te ngjarjes, per aq sa i lejon ligji. "Vete komuna eshte ne fazen e ngritjes se nje komisioni me eksperte perkates per te pare vendin ne fshatin Konaj. Por kjo do te realizohet pas nje komunikimi shkresor me firmen ndertuese, pasi zona eshte me roje sigurie dhe e ndaluar per persona te paautorizuar nga vete firma", tha Prenga. Por sipas drejtuesve te komunes duhet qe edhe vete organet e specializuara te shtetit te bejne te pa munduren per zbardhjen e kesaj ngjarje, me qellim bllokimin e materialeve qe dyshohet se jane grabitur nga nentoka e komunes se Fanit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›