"Gati te deshmojme per shpellen"
Mirdite- Skandali me shpellen antike ne fshatin Konaj te Fanit te Mirdites ka tronditur edhe drejtuesit e Muzeut Historik ne kete rreth. Pas kryekomunarit Gjergj Prenga, dje ka reaguar ashper edhe drejtori i Muzeut Mirdite, Pjeter Marku, njekohesisht i lindur ne kete zone. Lajmi se punetoret e firmes "Bechtel-Enka" kishin zbuluar nje shpelle qe me pas ishte marre ne administrim nga personeli turk, ka alarmuar edhe opinionin qytetar. Por reagimet zyrtare kane munguar, kurse komuna e Fanit ka ngritur nje grup ekspertesh per te verifikuar ne vendngjarje nese deklaratat e punonjesve shqiptare jane te verteta. Sipas deshmise se punonjesve per gazeten "KJ", gjate germimeve te fadromave te firmes ne muajin nentor, u zbulua nje shpelle, brenda se ciles dalloheshin vizatime te cuditshme, afreske, sende materiale si shpata dhe heshta qe nuk dihet se ku perfunduan, pasi personeli turk i largoi nga ky vend menjehere.
Deshmite
Jane te shumte personat deshmojne mbi ate qe kane pare pak kohe me pare ne themelet ku ka qene ndertuar Kalaja e Anderfajt, qe daton ne kohen e Arbrit. Mbi 20 punonjes shqiptare kane qene ne vendin e punes ne momentin ku fadromat zbuluan shpellen misterioze. Kurioziteti i tyre ka bere qe ata ne menyra te ndryshme te dallojne se brenda shpelles ka pasur vlera te patjetersueshme historike. P. Zefi thote se, "per momentin ne duket qe me cdo kusht te ruajme anonimatin, pasi kjo na kushton vendin e punes, por ne rast se organet kompetente do te na kerkojne te deshmojme, jemi te gatshem qe ta bejme kete". Punetoret e quajne aktin e deshmise per kete ngjarje te ndodhur ne nentor, por te mbajtur te fshehte, si nje veprim ne sherbim te historise dhe vendit. Ndersa Preng K., nje banor tjeter i zones thote se, "nese deri neser askush nuk do te levize per te verifikuar kete rast, ne do te dalim hapur dhe do te sjellim deshmi te sakta ne lidhje me kete krim qe po i behet kultures dhe historise tone".
Misteri
Dihet se zona e Fanit eshte e lidhur me lashtesine pasi ne kete zone ndodhet edhe gurra historike e Domgjonit, e cila eshte ndertuar 14 shekuj me pare. Edhe kalaja duket qarte, pasi jane themelet ende ne vend dhe ka shenja nga rrenojat. "Askush nuk e ka ditur se ketu ne afersi kishte dhe nje shpelle me permbajtje te tilla, ndonese edhe me pare eshte folur dhe menduar si legjenda", perfundojne punetoret. Dy dite me pare ishte punonjesi F. Gjoka, qe per gazeten rrefeu zbulimin e shpelles ne muajin nentor dhe se si drejtuesit turq te firmes i kishin larguar dhe kercenuar se ne rast se do te tregonin, do pushoheshin nga puna.
Aleksander Ndoja