Qeveria, 26 milione euro subvencion e kredi per import energjie, gati fondi
Qeveria i akordoi diten e djeshme Korporates Energjetike Shqiptare 26 milione euro subvencion dhe kredi per te bere importe te tjera te energjise. Kjo shume e kaluar per KESH-in u be e mundur nga rialokimi i fondeve buxhetore qe votoi dje Keshilli i Ministrave. Ne fjalen e tij, kryeministri Berisha deklaroi se kjo shume do te perdorej per te bere importe te tjera energjie, ndonese situata hidrike ne vend, mund te konsiderohej si e mire. "Perseri ne po importojme. Prape do te importojme. Uji ne diga, eshte rezerva me e shkelqyer qe ne mund te kemi, prandaj dhe qeveria ka vendosur t'i akordoje KESH edhe 26 milione euro subvencion dhe kredi per te bere importe te tjera", deklaroi Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Sipas tij, qeveria qe ai drejton nuk nderpret procesin e importit edhe gjate muajve te dimrit, ne menyre qe kete vit te mos kete nderprerje te programuara te energjise elektrike. Ne kete menyre sipas Berishes, qeveria po merr te gjitha masat qe te mos kete nderprerje te energjise elektrike, perjashto ketu rastet aksidentale dhe te remontit. Sipas Berishes, KESH ka zbatuar me rigorozitet direktiven e qeverise per importin e sasive maksimale te mundshme te energjise, duke u shkeputur keshtu nga praktikat e kufizimit te energjise, si dhe duke permbushur nje premtim te qeverise "Ka qene nje premtim i hershem i imi se fundi i vitit 2007 do t'u jape fund nderprerjeve te energjise elektrike. Me importin e sasive maksimale te mundshme te energjise ne shkeputemi nga praktika ndeshkuese e shkeputjeve te energjise elektrike", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Nga ana tjeter ai theksoi se me kete subvencion qeveria merr te gjitha masat per ta vendos KESH-in ne gjendje te plote sigurie. F.Mejdini