E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronari terrorizon familjen e kamerierit

Korce- Pronari i nje lokali ne qytetin e Korces kercenon familjen e ish-kamerierit pse nuk i shleu borxhin prej 10 mije lekesh pasi e pushoi nga puna. Policia e Korces beri te ditur se oret e para te mengjesit te djeshem ndaloi te dyshuarin 30 vjecar, Erion Lame, pas denoncimit te familjes se 21-vjecarit Armand F. Gjate hetimit te kryer per ngjarjen, mesohet se Lame, i proceduar me pare per vepren penale te "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor", ka shkuar ne banesen e ish-punonjesit dhe i ka demtuar deren duke e kercenuar per borxhin. Gjate deshmise ne komisariat i dyshuari eshte shprehur se kamerieri nuk i kthente 10 mije leke qe i kishte marre me liste gjate kohes qe punoi ne lokal. Sipas deshmise se familjareve, Lame ka kercenuar me jete nenen e 21-vjecarit. Mbi 30-vjecarin rendon akuza e "kanosjes", "dhunimit te baneses", "demtimeve te tjera me dashje" dhe "prishje te rendit dhe qetesise publike".

D.Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›