Rama: Berisha po shkaterron sistemin gjyqesor per "oborrin"
Kreu i opozites nuk ka munguar te shprehet kunder kryeministrit Berisha ne lidhje me perpjekjet e tij per te amortizuar dhe nxjerre jashte loje te gjithe ata gjykates e prokurore qe kane dosjet e qeveritareve abuzues per gjykim. "Berisha vepron kunder ligjit, kunder institucioneve dhe kunder kujtdo qe i kundervihet, njesoj si nje bajraktar i pandreqshem komunist. Sali Berisha thote se projektligji i dosjeve eshte nje arritje ne rrugen e dekomunistizimit te shoqerise shqiptare", ka qene akuza e kreut socialist. Per te, projektligji i dosjeve eshte nje shprehje brutale e komunistizimit te marredhenieve mes qeverise se Sali Berishes e atij vete me pushtetin gjyqesor ne Shqiperi. "Sali Berisha kerkon te shkaterroje pushtetin gjyqesor per te shpetuar "in extremis" oborrtaret e tij nga hetimi e gjykimi i pavarur i dosjeve te medha te korrupsionit qeveritar. Sali Berisha akuzon se opozita nuk dashka te beje transparencen e se kaluares dhe penguaka hapjen e dosjeve te diktatures komuniste", deklaroi kryetari socialist Rama.