E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, 62 milione euro shperblime

Fatjona Mejdini

Qeveria miratoi dje nje rialokim fondesh prej 12 miliarde lekesh, duke i aktivizuar ato per pensionistet, punonjesit e administrates dhe energjine elektrike. Kryeministri Berisha theksoi se nga ky fond 62 milion euro jane parashikuar per shperblimin qe do t'u jepen pensionisteve ne mbare vendin, si dhe punonjesve te administrates, por festat e fundvitit, nje vendim i marre ne mbledhjen e javes se kaluar te qeverise. "Nga keto 12 miliarde, 62 milione euro jane shperblimi, qe ne do t'u japim pensionisteve te vendit, per Vitin e Ri dhe punonjesve te administrates, shume kjo e konsiderueshme, sepse ne nje fare menyre kjo eshte e barabarte me rritjen qartesisht prej 5 % te pensioneve te fshatit mbi rritjet e tjera te bera", deklaroi Berisha. Sipas tij, ky fond do te perdoret edhe per shperblimin e punonjesve buxhetore nga 10 mije leke deri ne nje rroge mujore, por ne asnje moment per ta kaluar kete shume. "Duhet te qartesojme dhe njehere drejtuesit e institucioneve se aty ku fondi i pagave lejon per te dhene rrogen, rroga shtese do t'u jepet e plote, punonjesve me rroge te ulet dhe pjesa tjeter do te ndahet sipas perqindjes qe kane. Nuk do te kete shperblim nen 10 mije leke dhe nuk mund te kete shperblim me te larte se nje rroge", shpjegoi kryeministri. Po keshtu kreu i ekzekutivit kujtoi se kjo perben nje rritje shtese prej 12 % per rrogeultit, mbi rritjen qe kemi bere ne 1 korrik. Berisha nuk ka munguar te vleresoje dhe punen e qeverise, e cila ka krijuar kushtet per te bere levizje te tilla fondesh. Ai kujtoi se keto fonde jane rezultat i nje perfomance financiare me te mire nga c'ishte parashikuar, te cilat burojne nga miradministrimi i borxhit dhe interesave te borxhit, si dhe nga ruajtja e fondit te kontigjences. "Ne fillim te vitit 2008 edhe FMN, por edhe ne ishim dakord te rrisnim fondin e kontigjences, per te gjitha eventualitete e mosrealizimeve apo problemeve te papritura qe mund te krijoheshin. Nga ky fond 4.2 miliarde leke kane mbetur te paprekura dhe ky eshte nje zhvillim shume pozitiv", tha kryeministri. Sipas Berishes, keto te ardhura jane krijuar edhe nga kursimet per personelin. Pak dite me pare kryeministri Berisha foli ne mbledhjen e qeverise per shperblimet qe do te merrnin pensionistet dhe punonjesit e administrates me rastin e festave te fundvitit. Kete vit qeveria per here te pare ka menduar te bej nje ndarje te diferencuar te shperblimit per punonjesit e administrates. Keshtu sipas tij, nese nga miradministrimi kane tepruar ne fondin e pagave, limiti per administraten do te jete jo me pak se 10 mije leke dhe jo me shume se nje page.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›