E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtimi, përfundon sezoni i brazilianit Ronaldinjo

Sezoni i Ronaldinjos te Barcelona është mbyllur përpara kohe. Braziliani, që aktivizohet prej pesë vjetësh te skuadra katalane, është dëmtuar në këmbën e djathtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të paktën për gjashtë javë. Ky dëmtim vjen në një moment të zi për mesfushorin, i cili për shumë kohë është lënë jashtë skuadrës nga trajneri Frenk Rajkard. Edhe më parë gjatë këtij kampionati ai kishte qëndruar pesë javë pa luajtur prej të njëjtit dëmtim.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›