Angola, mrekullia e "tigrit të Afrikës"
Qytezat prej çadre të banorëve kinezë notojnë mbi baltën e kuqe. Luftojnë kot kundër pluhurit dhe smogut, që ngrihen në qiell në formën e reve të zeza, duke u bërë hije maleve me çimento, tullave, asfaltit dhe një tufe prostitutash të vogla zezake. Rrugët, hekurudhat, urat, stadiumet, hotelet, spitalet, grataçielat ndërtohen larg erës së keqe, barakave të vjetra dhe kampeve të minuara. Çdo vit ky vend pret dy milionë refugjatë që vijnë nga Pekini, me qëllim që të dyfishohet numri i banorëve brenda vitit 2010. Mes mijëra njerëzve të burgosur disa herë, ka shumë nga ata që janë të burgosur politikë, si profesorë, avokatë, mjekë, ekonomistë, të cilët i janë shitur si skllevër "tigrit të Afrikës".
Vendi zgjohet herët që pa gdhirë dhe fle pas orës 23 të mbrëmjes, pa bërë asnjë ditë pushim. Pas 27 vitesh luftë civile, vendi është përfshirë në skandalin e përdhunët të Lindjes që po thellon edhe më tej boom-in e tokës së re të premtuar të kontinentit. Në Luandën që kundërmon erë e keqe, zyrat e akullta të zotërinjve të naftës dhe diamanteve ndodhen në rrugët e quajtura "Che Guevara", "Lenin", "Marks", "Kastro". Fundi i Luftës së Ftohtë nuk e ka njohur komunizmin, idealet revolucionare, kundërshtimin ndaj kapitalizmit dhe imperializmin e Perëndimit. Sot heronjtë e lirisë jetojnë vetëm për çështjet e biznesit dhe dollarët. Angola e rekordeve është parajsa e liberizmit pa detyrim dhe pa mëshirë.
E parë nga Evropa, duket si ishulli i suksesshëm i Afrikës për t‘u marrë shembull. Që nga viti 2002, ky vend ka arritur paqen. Rritja ekonomike lulëzon me 25% në vit. Në vitin 2003, inflacioni arrinte 98%, ndërsa sot është nën nivelin 10%. Monedha vendase vazhdon të fuqizohet kundrejt dollarit dhe euros. Presidenti Jose Eduardo Dos Santos, i cili qëndron në krye të vendit prej 30 vitesh dhe ka një pagë mujore 2,4 milionë dollarë, i ka shlyer borxhet klubit të Parisit. Tani Angola është fuqia e dytë e naftës në Afrikë. Numri i banorëve është rritur nga 800 mijë në 2 milionë. Pas tre vitesh, numri i tyre është parashikuar të shkojë në 2,5 milionë. Në arkën e Sonangolit, kompania energjetike e shtetit, vitin e kaluar kanë hyrë 35 miliardë dollarë nga SHBA-ja, Kina dhe Franca.
"Endiama" është kompania e katërt për prodhimin e diamanteve. Dhjetë milionë karatë, furnizojnë Rusinë, Izraelin, Kanadanë dhe Afrikën e Jugut. Kinezët për të siguruar sipërmarrjen e rikonstruksionit kanë ofruar një kredit shokues prej 9 miliardë dollarësh. Pas dy vitesh, vendi do të mirëpresë kampionatin afrikan të futbollit. Ndërkohë, po asfaltohen 8 mijë kilometra rrugë, ku 3 mijë prej tyre do të inaugurohen para vitit 2012. Për të rivënë në funksionon bujqësinë, qeveria ka urdhëruar blerjen e 9 mijë traktorëve. Planet parashikojnë krijimin e tetë qyteteve të reja me pesëqind mijë banorë secili, 32 aeroporte të reja, tri linja të mëdha hekurudhore dhe gjashtë porte të reja në Oqeanin Atlantik.
Luanda, qyteti më i dashur i botës, pretendon të bëhet Dubai i Afrikës. Ndërmarrje të mëdha holandeze po mbushin gjirin detar plot me rërë. Përveç rrugës së vjetër buzë detit do të ndërtohen edhe 21 hotele luksoze, qendra tregtare, pallate prej xhami dhe gartaçiela më e madhe e Afrikës. Në pak vite numri i banorëve është rritur nga 800 në 6 milionë banorë zyrtarë. Vlera e qirasë, për 100 metër katrorë arrin në 10 mijë euro në muaj. Vlera e një shtëpie të vogël me kopsht është 30 mijë euro në muaj, njësoj sa pagesa e një menaxheri. Hotelet pranojnë prenotim vetëm me dy muaj parapagim. Kompanitë e naftës kanë plane të shumta për të gjithë vitin.
Mijëra makina "Fuoristrada" janë vënë njëra pas tjetrës dhe presin të kalojnë radhën e gjatë që është krijuar. Rrugët janë transformuar në tregje të vogla ambulante. Shoferët e bëjnë pazarin nga xhamat e dritareve. Ndërkohë që presin sa të lirohet rruga, drekojnë në makinë, punojnë në kompjuter, organizojnë mbledhje pune dhe firmosin kontrata të rëndësishme. Për të përshkuar një rrugë pesëminutëshe, u duhet plot pesë orë.
Porti, i braktisur që prej vitit 2002, është i rrethuar nga qindra anije, të cilat presin për t‘u shkarkuar. Për të zhdoganuar një kontejner nevojiten plot gjashtë muaj. Në aeroportin e vjetruar, çdo muaj niset për fluturim tek-tuk ndonjë avion. Që prej këtij muaji, aeroporti do të rikonstruktohet, për të filluar më pas fluturimet e përditshme.
E parë nga afër përmes raporteve ndërkombëtare, Angola është ekonomia e dytë subsahariane, vendi i parë në botë për rritjen dhe fuqinë energjetike strategjike, e aftë të përcaktojë ekuilibrat e ardhshëm planetar. Zhvillimi i Afrikës Jugore nuk është më një utopi. Atmosfera është e jashtëzakonshme. Falë një takimi mund të mblidhen, ose të humbasin, pasuri të mëdha vetëm në pak muaj.
Kjo, një Afrikë alla amerikane sipas gjykimit të Kinës, është vetëm njëra pamje e vendit: profili më pak i paraqitshëm, krijuar nga bota që lufton për marrjen e lëndëve të para, të cilat ndodhen më larg fronteve të luftës. Gjithçka tjetër, realiteti më i thellë, është Angola alla afrikane, në duart e një diktature të korruptuar dhe të shitur atij që jep më shumë. Sepse nëse jep njërën pjesë është nafta e Kambindës dhe diamantet e Luandës e të Moksikos, ndërsa në pjesën tjetër janë fëmijët e rrugës të kryeqytetit dhe njerëzit e provincës të vdekur nga uria. Në "planetin" e parë jetojnë 1,1% e popullsisë, pra miliarderët, ndërsa në të dytin mbijetojnë 99% e popullsisë, që janë të varfrit. Mjafton të lësh pas krahëve helikopterët dhe të hysh më në thellësi të vendit, për të kuptuar se si "paqja energjetike" e ka mundur popullin e Angolës, të përjashtuar nga zhvillimi. Në barakat e vjetra dhe nëpër fshatrat, mungojnë energjia elektrike, uji, rrugët dhe kanalizimet. Nuk ka shkolla, spitale dhe punë. populli është injorant, pasi nuk përballet me asnjë lloj informacioni. Gratë punojnë nëpër lumenj, duke lëruar e prashitur me dorë. Pasuria ka mbetur në vend numëro. Dikur Angola ishte vendi i parë prodhues për kafenë, kokërrmadhe e të rrumbullakët, ndërkohë që sot ky produkt nuk kultivohet më. Në 16 milionë banorë, 14 jetojnë në varfëri të plotë. Papunësia ka arritur në 55%, ndërsa analfabetët janë më shumë se 70%. Gjithsej janë 1400 mjekë, pra një në çdo 15 mijë njerëz. Gjashtë në dhjetë gra nuk arrijnë të mbijetojnë pas lindjes.
Në mijëra fëmijë, 275 vdesin para moshës 5-vjeçare. Zyrtarisht, vetëm 3% e popullsisë është zeropozitiv. Kërkimet e organizatave joqeveritare të huaja thonë se kjo përqindje është më e lartë, 10%. Vetëm shteti, në këmbim të besnikërisë ndaj pushtetit, ofron punë: 100 dollarë në muaj, ku shpesh nuk paguhen. Vuajtja dhe dëshpërimi shndërrohen në alkool dhe drogë, e shpeshherë në një dhunë të tmerrshme. Nëpër shtëpi fshihen ende më tepër se 10 milionë automatikë e pushkë. Katërmbëdhjetë milionë mina dhe eksplozivë të paplasur, mijëra viktima në vit, prapësojnë ato që dëshirojnë të kthehen sërish në fshat. Korrupsioni është organizata e vetme që funksionon. Kudo mbizotërojnë ryshfetet, për të marrë një diplomë, kininë, vërtetim apo gjithçka tjetër.
Ndarja e pallogaritshme e pasurive kombëtare, mes 120 familjeve, nisi në vitin 2002. Jonas Savimbi, udhëheqësi i Bashkimit Kombëtar për Pavarësinë e Angolës, u vra falë një marrëveshjeje me "Mpla" (Lëvizjen Popullore për Lirimin e Angolës) e Dos Santos. Lideri i opozitës nacionaliste, që fillimisht u mbështet dhe më pas u tradhtua nga SHBA-ja, iu shit ish-revolucionarëve të paguar nga BRSS-ja, të cilët në fund u adaptuan si ithtarë të tregtisë së lirë nga Shtetet e Bashkuara.
Sot "Mpla" është shumica dhe qeveris së bashku me pakicën e Unita. Në të vërtetë, ky është pushtet i fshehtë, i maskuar dhe i garantuar nga Dos Santos. Politikanët vazhdojnë të shesin lëndët e para, municionet dhe diamantet: si gjithmonë pas pavarësisë së vitit 1975 dhe pas rishpërthimit të luftës civile më 1992-in. Ndryshimi është se investimet e huaja sigurohen nga stabiliteti i pushtetit. Rindërtimi i vendit nuk paraqet një projekt politik, një mendim të shoqërisë. Familja presidenciale kontrollon industrinë e ndërtimit, tregun, telekomunikacionin dhe pagat. Klanet e ish-gjeneralëve dhe të ushtrisë, përmes tregut të pasur të armëve, shfrytëzojnë fitimet e diamanteve në agrikulturë, peshkim, transport dhe industri.
Shpresat për rifitimin e paqes pothuajse janë shuar. Në fillim të muajit shtator, për herë të parë në historinë e Angolës, banorët vendas do të votojë pa rrezikuar jetë e tyre jashtë dyerve të qendrave të votimit. Vendi i përfshirë nga padrejtësia, është mbushur me urrejtje.
Disa vëzhgues parashikojnë një shpërthim social, i cili që nga getot e Luandës do të përhapet nëpër fshatra. Ndërsa pushtetarët dhe biznesmenët pohojnë se do të ketë siguri: asgjë nuk do të ndryshojë. Organizatat joqeveritare, të cilat mbrojnë të drejtat e njerëzve, janë mbyllur. Televizionet, shkollat, gazetat, universitetet janë në duart e qeverisë. Propaganda presidenciale është goditëse. Kundërshtimi apo një lidership alternativ, nuk ekzistojnë. Fuqitë e huaja që ndajnë mes tyre thesaret e Angolës nuk mund të lejojnë paqëndrueshmëri në tregjet afrikane të lëndëve të para. Pushteti e injoron vazhdimisht vuajtjen e njerëzve. Për këtë, përveç kishës misionare heroike apo ndonjë vullnetari laik, askush nuk do të kërkojë drejtësi. Asnjë nuk dëshiron ta shohë skandalin e të burgosurve politikë kinezë, të cilët janë përdorur si skllevër nëpër kantiere.
Përballë grataçielës së re të Sonangolit, eldorado i biznesmenëve, të angazhuar për të boshatisur sa më shpejt të jetë e mundur "shtëpinë afrikane", nuk ka njerëz të varfër.
Gjashtë vjet më parë, Perëndimi u kujtua që Angola është parajsa e natyrës. Toka është pjellore dhe shpeshherë e virgjër, ka ujë të kulluar dhe ajër të pastër, mbi të gjitha ka një klimë të mrekullueshme. Me kinezët, të cilët janë angazhuar në ndërtimin e rrugëve, hekurudhave dhe porteve, vendi po tërheq shumë turistë perëndimorë. Por ka vetëm një problem, duhen përzënë vendasit dhe kjo është një detyrë gjeneralësh.
Këto të fundit i deklaruan fshatrat "kampe refugjatësh" dhe i mbyllën. Më pas në këto toka dërguan ushtrinë për të ngritur baraka. Kurrë më parë nuk është shkruar një histori për Angolën, asnjë krim lufte nuk është ndjekur penalisht, ndërsa dhuna vlerësohet me pushtet. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mbrohemi dhe të lutemi që dikush të kujtojë premtimet e dhëna dikur.
Që nga viti 2002, ky vend ka arritur paqen. Rritja ekonomike lulëzon me 25% në vit. Në vitin 2003, inflacioni arrinte 98%, ndërsa sot është nën nivelin 10%. Monedha vendase vazhdon të fuqizohet kundrejt dollarit dhe euros. Presidenti Jose Eduardo Dos Santos, i cili qëndron në krye të vendit prej 30 vitesh dhe ka një pagë mujore 2,4 milionë dollarë, i ka shlyer borxhet klubit të Parisit
Gjashtë vjet më parë, Perëndimi u kujtua që Angola është parajsa e natyrës. Toka është pjellore dhe shpeshherë e virgjër, ka ujë të kulluar dhe ajër të pastër, mbi të gjitha ka një klimë të mrekullueshme. Me kinezët, të cilët janë angazhuar në ndërtimin e rrugëve, hekurudhave dhe porteve, vendi po tërheq shumë turistë perëndimorë. Por ka vetëm një problem, duhen përzënë vendasit
Lulëzimi
Luanda, qyteti më i dashur i botës, pretendon të bëhet Dubai i Afrikës. Përveç rrugës së vjetër buzë detit do të ndërtohen edhe 21 hotele luksoze, qendra tregtare, pallate prej xhami dhe gartaçiela më e madhe e Afrikës. Në pak vite numri i banorëve është rritur nga 800 në 6 milionë banorë zyrtarë. Vlera e qirasë, për 100 metër katrorë arrin në 10 mijë euro në muaj