E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet Ibra, Cana e nxjerr jashtë fushe

 

Dëmtohet Zlatan Ibrahimoviç. Ylli i Suedisë nuk shkëlqeu as ndaj Shqipërisë, por jo vetëm kaq. Ai u detyrua të dilte jashtë fushës së lojës duke u zëvendësuar nga Markus Rosenberg në minutën e 77-të të takimit pas një dyluftimi me Lorik Canën. Mediat suedeze konfirmojnë dëmtimin e Ibrahimoviç por nuk japin detaje sesa i rëndë është ky dëmtim. Ibrahimoviç tentoi të kalonte në zonën e rreptësisë Lorik Canan por një përplasje gju më gju me futbollistin shqiptar solli edhe dëmtimin e tij. Madje sulmuesi i Barcelonës kërkoi ehd enjë penallti që për hir të së vërtetës edhe mund të jepej, pasi Cana hyri direkt e në këmbë të Ibrahimoviç. Veç dëmtimit sulmuesi i Barçës nuk tregoi asgjë nga repertori i tij në këtë takim. Ai do të jetë i munguari i madh i botërorit "Afrikë e Jugut 2010".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›