Portugalia "poker" me Maltën, Hungaria fiton në Danimarkë
Portugalia fiton edhe pa Kristiano Ronaldon. Natyrisht përballë kishte një skuadër më shumë se modeste siç ishte Malta, por gjithsesi skuadra e Keirosh arriti të fitonte duke zënë edhe vendin e dytë në grupin 1, i cili e çon në ndeshjet play-off. Serinë e golave për vendasit e hapi Nani në minutën e 15-të dhe më pas shënoi Simao (45'), Miguel (52') dhe Edinho (90'). Ndrësa në takimin tjetër të grupit Hungaria arriti një fitore minimale në fushën e Danimarkës. Kjo e fundit, e kualifikuar për në botëror luajti pa ndonjë lloj objektivi duke provuar ëm së shumti disa lojtarë të rinj që ishin aktivizuar pak gjatë këtyre kualifikimeve. Golin për skuadrën e Ervin Kumanit e shënoi Buzaski që në minutën e 35-të të pjesës së parë. Pas kësaj fitoreje Hungaria u ngjit në kuotën e 16 pikëve duke lënë pas vetëm Shqipërinë dhe Maltën, pak a shumë ajo çka patën parashikuar edhe specialistët në fillimet e këtyre kualifikimeve.