Dëmtohet Nani, i thotëlamtumirë Botërorit
PORTUGALI- Portugezi Luis Nani është i dëmtuari i radhës në këto ditë përpara fillimit të Botërorit. Sulmuesi i kombëtares portugeze është dëmtuar në shpatull dhe i ka dhënë lamtumirën kompeticionit. Federata Portugeze bëri të ditur se pas testesh të shumta, u arrit në përfundimin se Nani nuk është në gjendje të marrë pjesë në Botëror.
Ai ka kryer një goditje akrobatike gjatë stërvitjes, gjë që i ka shkaktuar një shembje në shpatull. Gjatë fluturimit për në Afrikën e Jugut ai dhe stafi mjekësor besonin se rikuperimi do të ishte i shpejtë, por në të vërtetë nuk ka ndodhur këtu. Mungesa e Nanit duket një problem i madh për Portugalinë, duke parë formën e shkëlqyer të treguar prej tij në pjesën e dytë të sezonit.
Në vend të tij, trajneri Karlos Keiroz ka thirrur në përfaqësuese nga lojtari i Benfikës Ruben Amorim. Portugalia ndodhet në grupin G të Botërorit 2010, bashkë me Brazilin, Bregun e Fildishtë dhe Korenë e Veriut.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)