Portugalia, fitore 3-0në miqësoren e fundit
PORTUGALI- Portugalia zhvilloi miqësoren e fundit përpara startit të Botërorit, duke mposhtur 3-0 Mozambikun. Pas dëmtimit të Luis Nanit, trajneri Keiroz ia ka besuar sulmin futbollistit të Zenitit Dani, i cili shënoi golin e parë 7 minuta nga nisja e pjesës së dytë të takimit. Më pas, ishte sulmuesi Hugo Almeida ai që realizoi dy herë në harkun e 8 minutave. Ndërkohë, Kristiano Ronaldo u fut në lojë si zëvendësues dhe nga këmbët e tij erdhi goli i tretë i sfidës. Duke parë dëmtimin e Nanit, stafi portugez i është druajtur edhe një dëmtimi të kapitenit, i cili është edhe futbollisti kryesor i Portugalisë në këtë Botëror. Portugalia do ta nisë Botërorin me ndeshjen ndaj Bregut të Fildishtë më 15 qershor. Pas një kualifikimi të vështirë, luzitanët synojnë të jenë protagonistë të Kupës së Botës, ndonëse ndodhen në një grup ferri.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)