Martini dhe Brahimllari replika për pyetjen e dëshmitarëve
08/06/2010 Banda e Durrësit, sherri mes prokurorit dhe gjyqtarit përfundon tek eprorët
TIRANË – Të pandehurit e “Bandës së Durrësit”, akuzuar për dhjetra vrasje, rrëmbime dhe pengmarrje, për gati tre orë u ndodhen përballë debateve të shumta mes prokurorit, gjyqtarit kryesues të seancës dhe avokatëve mbrojtës. Mosgjetja e dy dëshmitarëve kyç Denis Xhilaga dhe Geri Baja, shokë të ngushtë të Lulzim Berishës, detyroi prokurorin Anton Martini të kërkonte leximin e deklarimeve, bërë prej tyre në policinë gjyqësore. Akuza është e bindur se këta dëhsmitar kanë dijeni për vrasjen e Klodian Saliut, duke u mbështetur në faktin se makina e Xhilagës është përdorur nga autorët. Kjo kërkesë u kundërshtua nga gjyqtari Brahimllari i cili tha se do të shprehej vetëm pasi të përfundonte shqyrtimi i provave të tjera. Reagimi i Martinit ishte i menjëhershëm. Ai e cilësoi gjyqtarin të njëanshëm dhe të ndikuar nga mbrojtja. Por Brahimllari e paralajmëroi prokurorin për thyerje të etikës dhe për sjellje jo të denjë në sallën e gjyqit. Kjo situat bëri që gjyqi të shtyhej, ndërsa akuza tha se në rast të mos lejimit të deklarimeve që kanë bërë dy dëshmitarët (aktualisht në Itali), nuk do të paraqes asnjë provë tjetër.I ndodhur në këto kushte, kryesuesi i seancës tha se do të lajmëronte kryeprokuroren Ina Rama. Të njëjtën gjë bëri edhe prokurori Anton Martini. Seanca e djeshme pati të pranishëm vetëm një dëhsmitar. Muharren Haka, me detyrë inspektor rrendi në Durrës, ka qenë në vendin e ngjarjes pas vrasjes së Marsel Sotirit. Ai shpjegoi dje se ka vajtur me furgonin e policisë ne vendngjarje pasi u lajmëruan nga komandati i postës së policisë. “ Ku rmbërritëm pam një makinë BMË që i kishte dyert të gjitha të hapura. Shikuam brenda dh enuk pam njeri. 4-5 metra larg makinës brenda një muri rrethues pam një djalë të plagosur. Shokët e morën e futën në furgonë dhe e dërguan ën spital. Unë nuk vajta. Nuk e njoh Marsel Sotirin dhe nuk kam dëgjuar për të. Më kujtohet se gjatë gjithë kohës që qëndruam aty, një celular që ishte brenda makinës binte vazhdimisht. Nuk mbaj mend ta ket kapur njeri nga ana jonë, ndërsa makinës nuk iu afrova dhe nuk e di nëse ka patur dëmtime”, tha dëshmitari Muharrem Haka. Ndërssa e vetmja pyetje nga ana e të pandehurve ishte ajo që iu drejtu anga Adriatik Coli. A dini gjë ka patur shina treni afër shtëpisë ku u vra Sotiri?. Dhe Haka i tha se nuk dinte gjë.
Alma Çuka
Tafa, u arrestu ame tre Gjermanët, gjykohet më vete
TIRANË – Zaim Tafa, akuzuar për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, është duke u gjykuar nga krimet e rënda. Për të filloi shqyrtimi gjyqësor, ndërsa theksojmë se për tre shtetasit Gjerman me të cilët ai u arrestua është dhënë vendimi. E para që foli në proces ishte shtetasja Gjermane, Rexhina Kiashek. Është e dënuar me 11 vite burg për të njëjtën akuzë dhe dje tha se nuk e njeh të pandehurin Zamim tafa. U kapën me 40 kg heroinë në makinën e tyre në momentin që po tentonin të kalonin pikën kufitare me Greqinë. 57 vjeçarja, e cila ndodhet në paraburgim së bashku me të shoqin Franc Kiashek, tha se nuk e ka takuar kurrë Zaim Tafën dhe nuk e njeh atë. Ajo shtoi se në vendin tonë kishte ardhur me qëllimin e vetëm pëtr të transportuar piktura e jo drogë. “Unë vendosa një njoftim në gazetë ku kërkoja punë. Më kontaktoi Daniel Englert,i cili me tha se do më paguante 300 euro dita që të vija në Shqipëri e të transportoja piktura. Danielin deri në atë moment nuk e njihja. Në këtë pagë sigurisht përfshihej edhe im shoq”, tha ajo.
A.Ç
Vranë muratorin, 36 vite burg për bashkëpunëtorët
TIRANË Fatjon Leka dhe Altin Koldashi u dënuan dje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me nga 18 vite burg secili. Vendimi u dha nga gjyqtari Bujar Krasniqi, I cili pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor I gjeti fajtor për veporën penale të vrasjes me dashje. Të pandehurit ia kanë bërë të lehtë përfundimin e gjyaktë snë momentin që pranuan të gjykohen në gjendjen që janë aktet duke pranuar në një farë mënyre autorësinë. Ata u proçeduan me gjykim të shkurtuar dhe përfundimisht do të vuajnë nga 12 vite burg secili. Një sherr banal i ndodhur në ambientet e një lokali në Shkozë është bërë shkak i ekzekutimit të muratorit Pajtim Elezi. Ky është konkluzioni përfundimtar i Prokurorisë së Tiranës, e cila u mbështet edhe nga gjykata. Të pandehurit pasi kanë shkëmbyer fjalë të ndërsjella me viktimën, e kanë goditur atë disa herë me një dërrasë në kokë, gjë e cila i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë i Elezit u gjet nga banorë të lagjes së Shkozë, disa metra larg vendit ku mendohet të ketë pasur fillimisht një përleshje trup me trup mes viktimës dhe autorëve dhe më pas vrasja e tij me sende të forta.