Polakët, skandal me kokat e Balak e Lëv
Disa media polake po i nxehin shumë gjakrat përpara ndeshjes së parë të Evropianit, midis Gjermanisë dhe Polonisë, që do të luhet ditën e diel në Vjenë.
Elvis Kasmi
Gazeta e përditshme polake "Super Ekspres" në faqen e saj të parë kishte shkruar: "Leo Benhaker na sill në Poloni kokat e gjermanëve", ku në një fotomontazh duket mjaft qartë, trajneri holandez i përfaqësueses polake, Leo Benhaker, i cili mban në duar kokat e prera të kapitenit dhe trajnerit të Kombëtares gjermane, Mikael Balak dhe Joakim Lëv. Benzinë i është hedhurt zjarrit edhe nga ana e gazetës popullore "Fakt", që ka nxjerrë kapitenin Balak me helmetë, teksa ka ftuar Benhakerin të bëjë "si në Grunvald", ku në vitin 1410, polakët mposhtën Kavalierët e Urdhërit Teutonik. Në një tjetër të përditshme polake, me sarkazëm e krahasojnë Kombëtaren e Lëvit me gjermanët perëndimorë dhe të ashtuquajturat "Trabant", veturat e vogla të viteve më parë, me karroceri plastike. "Gjermanët luajnë, ashtu siç kohë më parë u jepnin Trabantëve" - shkruan gazeta -. Janë të ngadaltë dhe të parashikueshëm. Të dielën, Polonia do të tregojë se futbolli gjerman nuk vlen as sa një teneqe".
Reagimet
Menjëherë ka reaguar shtypi gjerman, me "Bild" që ka folur për "Luftë të pistë futbollistike", duke kundërsulmuar sidomos gazetën e Varshavës, "Super Expres". I ashpër edhe Peter Dankert, president i Komisionit të Sportit në qeverinë gjermane, i cili ka folur për një skandal, duke bërë thirrje për "një reagim të duhur nga ana e qeverisë polake". Kandidatja socialdemokrate për president të Republikës, Gesine Shvan, ka pohuar se "futbolli pa stil dhe respekt është i papranueshëm". "Kjo është një gjë shumë e shëmtuar. Me këtë veprim duket se sa njerëz të sëmurë ka në këtë botë", ka reaguar menjëherë tekniku i përfaqësueses polake, Leo Benhaker, i cili ka theksuar më tej: "Dua të distancohem nga këto fotomontazhe dhe shpresoj që tani të flitet më shumë për anën sportive". I të njëjtit mendim me trajnerin është edhe ish- kapiteni i skuadrës së Shalkes, Tomas Valdoh. "Kjo nuk është aspak normale. Ne duhet të përqendrohemi te sporti dhe jo në çështje të tilla", theksoi Valdoh.
Tallja
Me sarkazëm, polakët e krahasojnë Kombëtaren e Lëvit me gjermanët perëndimorë dhe të ashtuquajturat "Trabant", veturat e vogla të viteve më parë, me karroceri plastike. "Gjermanët luajnë, ashtu siç kohë më parë u jepnin Trabantëve". Janë të ngadaltë. Polonia do të tregojë se futbolli gjerman nuk vlen as sa një teneqe".
Benhaker
"Kjo është një gjë shumë e shëmtuar. Me këtë veprim duket se sa njerëz të sëmurë ka në këtë botë", ka reaguar menjëherë tekniku holandez i përfaqësueses së Polonisë, Leo Benhaker, i cili ka theksuar më tej: "Dua të distancohem nga këto fotomontazhe dhe shpresoj që tani të flitet më shumë për anën sportive".