Zbulohen te "Barrikadat" gjurmë të hershme
Një pllakë mermeri, si dhe një pjesë epiteli, prej guri të shkruara persisht janë zbuluar këto ditë në rrugën e Barrikadave në Tiranë.
Këto gjurmë janë zbuluar nga punëtorët që punojnë këto kohë për rikonstruktimin e rrugës së "Barrikadave". Lajmi është kaluar nga banorët pranë institutit të Monumenteve të Kulturës. Pas inspektimit në zonë, arkeologu dhe restauratori Spiro Nika ka nxjerr në dritë edhe disa gjurmë të reja, që mendohet të jenë epitafe varresh, apo edhe pjesë të shtambash, eshtra apo edhe copëza të tjera pllakash të hershme. Nga një studim i parë, mësohet se një prej pllakave mësohet të jetë e viti 1785 ndërsa tjetra e vitit 1814. Zbulimet janë bërë pranë shkollës "Sami Frashëri", ndërkohë nga sot pritet që punimet për rikonstruktimin e rrugës të mbikëqyren edhe nga arkeologët. I pyetur për këto zbulime specialisti i IMK-së, Sulejman Dashi bën me dije se, në atë zonë më parë ka ekzistuar Teqeja e Sheh Dyrit, e cila është shpallur monument kulture dhe është vënë në mbrojtje nga shteti në vitin 1963. Por gjithashtu sipas tij, në oborrin ku sot ekziston gjimnazi "Sami Frashëri" ka ekzistuar më parë edhe një xhami, në të cilën bëhej dhe shkollë dhe ka pasur varrezën përkatëse. "Gjetjet e reja që kanë dalë pranë rrugës kuptohet që janë pjesë e këtij kompleksi social fetar. Mirë do të jetë që pasi të dalin gurët të pastrohen, dhe të merren vesh histori të ndryshme. Ato mund të jenë pllaka varri ose pjesë nga teqeja. Por kuptohet rruga e Barrikadave është hapur shumë kohë më parë që nga 1932, ndoshta dhe më parë dhe nuk mund të them ndonjë gjë më precize", shton Dashi. Por punëtorët e firmës, tregojnë se të tilla pllaka me mbishkrime i kanë hedhur bashkë me mbetjet inerte në lumin pranë Babrrusë. Ata tregojnë se, kanë gjetur gjatë punimeve edhe monedha të vjetra, njëra prej të cilave i përket vitit 1830. Spiro Nika tregon gjithashtu, se bazuar në ligjin për trashëgiminë kulturore në nenin 26, 47 e 48 punimet pranë zonës duhet të ndërpriten dhe zona të shpallet në mbrojtje. "Jemi duke hartuar shkresën për të ndërprerë punimet dhe bërë studimin e rrugës", shton Nika. Ndërkohë, sipas historikut të Teqes së Sheh Dyrit, shkruar nga Prof. Dr. Emin Riza mësojmë se, në rrugën "Barrikadat" i përket shekullit të XVIII. "Pas fletë rrufesë për prishjen e xhamisë së Et'hem Beut, një prej veprave më të spikatura të kësaj gjinie në Tiranë, regjimi sulmoi edhe teqenë e Sheh Dyrit. Ashtu si shpesh me mjetet e njohura të cilat shpërfillnin gjithçka njerëzore, Komiteti i Rinisë, së shkollës së mesme “Sami Frashëri”, në emër të rinisë së shkollës e cila ishte pranë kompleksit të teqesë në të vërtetë urdhëron: Ne kërkojmë që brenda kësaj teqeje të zhduken varret e shenjta, të shkatërrohen ato, si gjëra të parëndësishme pa vlerë, të cilat jo vetëm që nuk ndihmojnë në faktet historike, por edhe i prishin rëndësinë atyre. Vetë punonjësit e IMK u detyruan të shkatërrojnë tyrben, pjesë organike e teqesë me vlera historiko-arkitektonike. Pas rreth 20 vjetësh nga përfundimi i ndërhyrjeve restauruese në vitin 1983 u vërejtën dëmtime që u pasuan në një tjetër ndërhyrje", shkruan Emin Riza në historikun e Teqesë. a.m.