E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kosova shtet", ministri serb lë konferencën

Ministri serb i Arsimit, Zoran Llonçar ka braktisur dje sallën e konferencës joformale të ministrave të Arsimit të vendeve evropiane në Oslo, për shkak të më-nyrës së prezantimit të delegacionit të Kosovës. 

 Kosova në këtë takim u trajtua si një shtet i pavarur, ashtu siç e ka njohur edhe Norvegjia. Për këtë shkak, ministri serb e ka braktisur konferencën ndërkombëtare në Norvegji. Sipas mediave serbe në Ministrinë e Arsimit të Serbisë, delegacioni i Kosovës është prezantuar si delegacion i shtetit të pavarur të Kosovës, ndonëse "ishte paralajmëruar se para delegacionit do të shkruante UNMIK-Kosovo". Ministria serbe e Arsimit ka paralajmëruar me një notë proteste organizatorët e samitit ndërkombëtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›