E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hilari Klinton tërhiqet nga gara

Hilari Klinton më në fund ka pranuar se do të tërhiqet nga gara për Presidencën e Shteteve të Bashkuara. 

Një ditë më parë rivali i saj Barack Omaba deklaroi fitoren dhe u vetëshpall, edhe pse ende jo zyrtarisht, si kandidati i vetëm për Presidencën nga pala demokrate. Hilari Klinton, me një veprim që i çuditi të gjithë, nuk e pranoi humbjen. Por dje, përfaqësuesit e fushatës së saj thanë se Klinton planifikon që të shtunën të falënderojë përkrahësit dhe të ofrojë mbështetjen për senatorin Barack Obama. Obama ka fituar numër të mjaftueshëm të votave për nominimin kandidat i demokratëve në garën e nëntorit me të nominuarin republikan John McCain. Ai është kandidati i parë afrikano- amerikan për President të Shteteve të Bashkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›