Himni i Kosovës quhet "Evropë"
Parlamenti i Kosovës ka vendosur se, cili do të jetë himni që do të identifikojë Republikën e re.
Lajmi është njoftuar nga mediat kosovare, por nuk është bërë publik ende, pasi pritet që ky himn të zyrtarizohet më 15 qershor, në ditën kur në Kosovë do të hyjë në fuqi Kushtetuta e Republikës së re, e cila do t'i kalojë kompetencat e plota institucioneve të vendit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare. Me sa duket, tashmë ky himn është aprovuar nga grupet parlamentare dhe Kryesia e Kuvendit të Kosovës. Himni i përzgjedhur mes shumë propozimeve nuk do të përmbajë tekst. Ai do të jetë një kompozim i kompozitorit Mehdi Menxhiqi. Himni do të quhet "Evropë" dhe nuk ka asgjë të përbashkët me himnet e vendeve të tjera të rajonit. Në ditën që do të zyrtarizohet himni dhe Kushtetuta në Kosovë do të ketë një festë të madhe.