E Diel, 1 Nëntor 2026

Lala: Tri vështirësitë me MaltënKapiteni i Shqipërisë, Altin Lala: “Së pari, skuadra është në presion, për shkak se të gjithë presin fitoren. Së dyti, skuadra nuk është në top-formë. Së treti, Malta na konsideron si një kundërshtar që mund të n

Kapiteni i Shqipërisë, Altin Lala, është një tjetër mungesë e rëndësishme e Kombëtares në sfidën kundër Maltës. Veterani i Hanonverit e konsideron ndeshjen si shumë të rrezikshme, por:

“Nëse fitojmë kundër Maltës, atëherë mund të synojmë dhe kualifikimin. Do të ishte mëkat të mos fitonim”, - u shpreh Lala gjatë një interviste ekskluzive dhënë zv.kryeredaktorit të gazetës “Panorama Sport”, Jetmir Halilaj.

Sipas Lalës, skuadra i ka elementët e duhur për të zëvendësuar atë dhe Canën, që të dy të dëmtuar. Lala paraqiti edhe tri arsyet sepse ndeshja është e vështirë.

“Së pari, skuadra është në presion, për shkak se të gjithë presin fitoren. Së dyti, skuadra nuk është në top-formë. Së treti, Malta na konsideron si një kundërshtar që mund të na marrë pikë”.

E Merkure, 11 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›