Dallku: Fitorja, i vetmi rezultat “Te të gjithë lojtarët ka optimizëm. Jemi të karikuar në maksimum për këtë ndeshje. I vetmi rezultat që mbetet për ne është fitorja”, - deklaroi për gazetën sportive “Sporti Shqiptar” autori i golit të tretë në

Mbrojtësi i fuqishëm Armend Dallku i është bashkuar korit të lojtarëve të tjerë të Kombëtares se ndeshja kundër Maltës është jo vetëm shumë e rëndësishme, por dhe e vështirë.
Gjithsesi, kosovari që luan në kampionatin ukrainas me Vorskla Poltavën nuk i fshehu notat optimiste në prag të takimit dhe skaudra ishte gati të jepte 200 përqindëshin e mundësive.
“Te të gjithë lojtarët ka optimizëm. Jemi të karikuar në maksimum për këtë ndeshje. I vetmi rezultat që mbetet për ne është fitorja”, - deklaroi për gazetën sportive “Sporti Shqiptar” autori i golit të tretë në fitoren 3-0 me Maltën në Tiranë.
E Merkure, 11 Shkurt 2009