Fabregas nuk dorëzohet

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas refuzon të dorëzohet në shpresë të rikthimit nga këmba e thyer në finale të Ligës së Kampionëve.
Fabregasit i është thënë se do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit në Premierligë, pas çarjes së vogël që pësoi në ashtin e këmbës së djathtë në barazimin 2-2 kundër Barcelonës, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën e kaluar.
Ai pritet të mungojë për gjashtë javë dhe është në garë me kohën që të rikuperohet për Kampionatin botëror. Mirëpo, reprezentuesi spanjoll ka refuzuar të dorëzohet me shpresë të rikthimit në finale të Ligës së Kampionëve, nëse Arsenal eliminon Barcelonën dhe arrin të shkojë deri në fund të garës.
“Këmba ime është e thyer, i thyer ndihem edhe unë. Penalltia që kam shënuar kundër Barcelonës mund të jetë veprimi im i fundit si futbollist i Arsenalit këtë sezon. Por, mbaj shpresë se do të kualifikohemi në Nou Camp, të fitojmë në gjysmëfinale dhe mund të kthehem për finale. Kjo mund të jetë shumë për të kërkuar, por është ëndrra ime dhe lutem për këtë”, tha Fabregas për revistën angleze News of the World.