Sneijder synon Kampionatin botëror

Wesley Sneijder ka ringjallur karrierën e tij, pas transferimit në Inter gjatë verës së vitit të kaluar, dhe synon të përfundojë sezonin e mirë me triumf në Kampionatin botëror me Holandën.
“Të gjithë e kemi objektivin e njëjtë, duam të fitojmë Kampionatin botëror. Mendoj se do të kalojmë fazën e grupeve e pastaj duhet të mendojmë për ndeshjet njëra pas tjetrës, duke shpresuar të kemi fatin që nevojitet në një garë si Kampionati botëror”, tha Sneijder.
Holanda gjendet në grup me Danimarkën, Japoninë dhe Kamerunin në Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut.
“Është grup mjaft i vështirë. Të gjitha këto ekipe kanë stile të ndryshme, por përparësia jonë është se i njohin mjaft mirë. Të gjithë emrat e mëdhenj në botën e futbollit do të jetë në konkurrencë për titull. Në listën time janë: Spanja, Brazili, Gjermania, Italia, Argjentina si dhe Anglia”, shtoi ai.
Sneijder luan vazhdimisht në Inter pas aventurës së vështirë që kaloi në Real Madrid. Mirëpo, ai ka kujtime të mira nga përvoja në La Liga. “Për mua ishte realizim i një ëndrre. Kam pasur një vit të mirë në Spanjë, por në të dytin kam vuajtur nga disa lëndime dhe nuk luaja aq sa dëshiroja”, përfundoi ai.