E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëmtohet makina e kreut të PR-së në Skrapar, policia heton ngjarjen

SKRAPAR – Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar automjetin e kryetarit të Republikanëve në Skrapar, Ardian Kadiu. Burime nga policia bëjnë të ditur se makinës i janë hequr gomat dhe i është thyer njëri xham. Më pas, autorët e kanë njollosur makinën me bojë dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Përfaqësuesit e Partisë Republikane në Berat dënojnë aktin, duke shprehur bindjen se gjithçka është bërë për qëllime politike. Kandidati i PR-së në Berat, Lulzim Sollaku deklaroi se mbështetësit dhe anëtarët e PR-së po kërcënohen vazhdimisht.

“Po na djegin makinat, po na grisin posterat. Anëtarët e PR po kërcënohen.”- tha ai.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›