E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet makina e policisë



Në ditën e shtatë të protestës së Partisë Socialiste, policia tha se është shënuar dje një incident mes disa të rinjve që vinin nga Shkodra dhe forcave të rendit. Një grup protestuesish, teksa ktheheshin nga protesta, kanë thyer xhamat e një makine policie, e parkuar tek hotel “Dajti”, pranë urës së madhe të Lanës, në bulevardin “Dëhsmorët e Kombit”. Incidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00, kur të rinj me disa shkopinj që mbanin në duar, kanë goditur xhamat e mjetit “Chevrolet” të policisë, duke i thyer ato. Forcat e rendit, të pozicionuar për mbarëvajtjen e protestës së PS-së, kanë larguar të rinjtë nga automjeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›