E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, grupi i PS bojkoton Parlamentin



Grupi parlamentar socialist bojkoti seancën e djeshme parlamentare. Pas një mbledhje të zhvilluar dje në mesditë, ku mori pjesë dhe Edi Rama, deputetët vendosën të mos shkojnë në seancën e pasdites, për shkak se maxhoranca po sillet si shurdhe përballë grevës së urisë të 200 deputetëve dhe simpatizantëve. Gjithashtu Rama ka kërkuar mobilim të deputetëve për mitingun e protestës të së dielës paradite, kur au ftoi qytertaërt në 9 maj të protestojnë në ditën e fitores mbi fashizmin dhe ditës së Evropës. Mësohet se deputetët e mendimit ndryshe, Bello, Islami nuk janë lajmëruar për mbledhjen e grupit parlamentar të deputetëve. Por dje, para nisjes së seancës së pasdites, një grup të rinjsh protestues të ardhur nga qarku i Lezhës e Shkodrës protestuan para godinës së parlamentit duke kërkuar transparencën e zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›