Dëmtohet rruga e re pedonale tek Ura e Bunës
14/07/2009 Bashkia: Të gjenden autorët, investimi modern përfundoi para 1 muaji
Kanë dëmtuar ndriçuesit dekorativë, pemët zbukuruese si dhe një pjesë të aksit
SHKODER- Rikthehet problemi i dëmtimit nga persona të papërgjegjshëm të objekteve dhe pemëve dekorative të vendosura në rrugët dhe shëtitoret e qytetit të Shkodrës. Muaj më parë drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës i bënë thirrje qytetarëve që jo vetëm të mos dëmtojnë, por edhe të ruajnë gjelbërimin dhe çdo investim të qytetit. Ky apel erdhi menjëherë pas dëmtimit të palmave të reja të mbjella në mes të qytetit dhe katër pemë bliri në rrugën e re hyrëse të qytetit. Dje, kjo bashki është detyruar të ripërsërisë këtë apel, pasi qytetarë të papërgjegjshëm kanë dëmtuar ndriçuesit dekorativë, pemët e zbukurimit si dhe kanë ndotur segmente të rrugës pedonale në hyrje të qytetit të njohur si shëtitorja e Pazarit, tek moloja e Urës së Bunës. Ky dëmtim ka ndodhur vetëm një muaj pas inaugurimit të kësaj shëtitoreje pedonale e ndërtuar sipas një projekti të shkëlqyer që i ka ndryshuar plotësisht pamjen kësaj pjese të qytetit të frekuentuar maksimalisht jo vetëm nga shkodranët, por edhe nga vizitorët vendas dhe të huaj. Në deklaratën e djeshme për shtyp drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës u kanë bërë apel jo vetëm qytetarëve shkodranë për të dhënë kontribut në ruajtjen e kësaj shëtitoreje, por edhe forcave të rendit dhe organeve hetimore për gjetjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtyre veprimeve të shëmtuara që dëmtojnë imazhin e qytetit të Shkodrës. Në këtë deklaratë thuhet se “është për të ardhur keq që një investim prej 45 milionë lekësh, që i ka dhënë një pamje të mrekullueshme bregut të liqenit të Shkodrës, ku çdo natë me qindra banorë të këtij qyteti bëjnë shëtitjen e darkës në këtë rrugë, ka filluar të dëmtohet nga persona të veçantë, të cilët nuk po bëjnë gjë tjetër vetëm se po krijojnë një imazh të keq tek vetë banorët që janë vizitorët e përnatshëm të saj, por edhe tek turistët e huaj, të cilët bëjnë ballafaqimin e parë me qytetin e Shkodrës, sapo zbresin nga Ura e vjetër e Bunës. Bashkia e Shkodrës u ka kërkuar qytetarëve që të distancohen nga veprimet e atyre personave që kryejnë veprime të tilla, pasi ndërtimi i saj është bërë nga paratë e taksapaguesve shkodranë. Njëkohësisht Bashkia e Shkodrës u ka kërkuar institucioneve përkatëse që të jenë të vëmendshme dhe të punojnë me të gjitha forcat për gjetjen, kapjen dhe dërgimin para organeve të drejtësisë të atyre personave që kryejnë veprime të tilla.