E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes punëtori i fabrikës, prangoset pronari i saj

14/07/2009  Ra në kontakt me rrymën elektrike

FIER- Mungesa e kushteve teknike në punë ka vënë në pranga një pronar fabrike. Arrestimi ka ndodhur pas një aksidenti me rrymë elektrike në një fabrikë mielli në Lushnjë, ku ka humbur jetën një punëtor i kësaj fabrike. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Këmishtaj të rrethit Lushnjë. Nga burimet policore mësohet se punonjësi i fabrikës së miellit në këtë fshat Tafil Tafa 51 vjeç ishte duke punuar në fabrikë dhe pas një defekti të rrymës elektrike ai ka tentuar që të zëvendësojë një kabull elektrik të djegur. Rryma që ka përshkuar në atë kohë ka qenë shumë e fortë dhe goditja elektrike i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 51-vjeçarit.

Policia e cila u sinjalizua për këtë ngjarje pas ekspertizës së vendit të ngjarjes ka vënë në pranga menjëherë pronarin e fabrikës së miellit Panajot C. 46 vjeç nën akuzën e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”. Pronari i fabrikës së miellit para se t’i thoshte punonjësit të vet, viktimës) për të ndërruar kabullin duhet që t’i kërkonte atij që të zbatonte rregullat e sigurimit teknik në punë. Për këtë arsye ai është arrestuar dhe vënë në akuzë. Vdekjet aksidentale në punë për shkak të mossigurimit janë shtuar së tepërmi dhe viktima janë kryesisht kryefamiljarë, të cilët janë të vetmit që sigurojnë të ardhurat në shtëpitë e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›