E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëmtuan Gjykatën e Apelit, arrestohen pesë shtetas dhe 15 të tjerë shpallen në kërkim

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Policia e Shtetit informoi sot se ka arrestuar pesë shtetas dhe ka shpallur në kërkim 15 të tjerë, pasi dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit.

Sipas Policisë u arrestuan shtetasit: A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç, P. P., 24 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç, të cilit gjatë kontrollit, iu gjetën lëndë piroteknike.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera përgjatë tubimit të sotëm, te Gjykata e Apelit, u identifikuan 20 shtetas që dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e këtij institucioni.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›