E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktet e dhunës në protestën e djeshme, Policia e Tiranës: Arrestohen 68 shtetas, 22 procedohen penalisht

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e djeshme, arrestuan në flagrancë 68 shtetas.

Sipas DVP Tiranë, u arrestuan konkretisht: E. N., 23 vjeç; F. P., 22 vjeç; R. U., 22 vjeç; E. M., 20 vjeç; A. B., 18 vjeç; L. R., 18 vjeç; A. B., 25 vjeç; B. T., 28 vjeç; G. B., 18 vjeç; D. H., 24 vjeç; E. H., 19 vjeç; B. V., 18 vjeç; A. P., 23 vjeç; A. Z., 41 vjeç; E. A., 36 vjeç; D. H., 18 vjeç; A. M., 22 vjeç; A. M., 18 vjeç; Xh. M., 22 vjeç; K. C., 19 vjeç; E. B., 27 vjeç; A. R., 31 vjeç; J. K., 23 vjeç; L. L., 20 vjeç; A. M., 18 vjeç; L. M., 20 vjeç; E. SH., 22 vjeç; E. B., 19 vjeç; A. I., 33 vjeç; O. Z., 23 vjeç; D. C., 28 vjeç; K. Ll., 25 vjeç; A. G., 42 vjeç; F. Dh., 19 vjeç; K. M., 20 vjeç; O. B., 20 vjeç; A. B., 21 vjeç; D. L., 32 vjeç; B. P., 38 vjeç; M. G., 27 vjeç; J. M., 19 vjeç; M. T., 34 vjeç; Xh. G., 22 vjeç; E. SH., 26 vjeç; K. Z., 21 vjeç; L. Gj., 29 vjeç; E. Ll., 42 vjeç; A. V., 20 vjeç; A. S., 25 vjeçe; U. P., 29 vjeçe; M. P., 18 vjeç; A. Ll., 51 vjeç; R. C., 30 vjeç; N. N., 37 vjeç; Xh. Ç., 28 vjeç; I. H., 29 vjeç; S. C., 53 vjeç; J. Gj; 25 vjeç; E. Sh., 28 vjeç; A. B., 41 vjeç; A. Sh., 42 vjeç dhe 7 të mitur 15- 17 vjeç.

Gjithashtu Policia ka proceduar penalisht 22 shtetas.

Këta shtetas dyshohet se kanë qëlluar me gurë, sende të tjera të forta, lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve publike dhe private, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.

Policia e Tiranës informon se gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 20 punonjës policie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›