MIA: Pamjet me mjete ushtarake, që qarkullojnë në rrjetet sociale nuk i përkasin Shqipërisë

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka reaguar lidhur me pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku shfaqen mjete ushtarake në rrugët e një qyteti, duke sqaruar se ato nuk i përkasin Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, MIA u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes me informacionet dhe videot që hasin online dhe të mos i besojnë apo shpërndajnë ato pa verifikuar më parë vërtetësinë.
“Ju lutemi, tregoni kujdes me informacionet dhe videot që hasni online. Mos i besoni dhe mos i shpërndani pa verifikuar më parë vërtetësinë e tyre”, thekson MIA.
“Përgjegjësia për të ndalur përhapjen e informacionit të rremë nis nga secili prej nesh”, thekson Agjencia për Media dhe Informim.
/gj.m/r.e/a.f/