E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Policia të mbështesë studentët dhe gjimnazistët që po protestojnë

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje Policisë së Shtetit të mbështesë studentët dhe gjimnazistët që po protestojnë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të mos blihet me shpërblime 2500 euro.

“I bëj thirrje Policisë së Shtetit: Mos u blini me shpërblime 2500 euro nga një regjim që iu përdor si mburojë për të mbrojtur miliardat e vjedhura! Mos u denatyroni për kriminelët e pushtetit! Dorëzoni kapelet dhe mbështesni studentët dhe gjimnazistët që po luftojnë për të ardhmen!”, shkroi Berisha.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›