Dëmtuan shtyllat ndriçuese, 4 në pranga
POGRADEC - Policia e Pogradecit arrestoi katër të rinj të këtij qyteti, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata dëmtuan shtylla ndriçuese. Arrestimi i tyre u bë rreth orës 12:00 të së enjtes. Sipas policisë, të rinjtë e arrestuar janë Albi Belli, 19 vjeç, Mirantjen Karafili, 19 vjeç, Klajdi Molla, 20 vjeç dhe Rinholt Zeneli, 21 vjeç. Policia bëri të ditur se arrestimi i tyre u bë pasi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur lagjja nr.2, përpara Shtëpisë së Pushimit të Ushtarakëve në rrugën “Naim Frashëri”, kanë dëmtuar katër kolona ndriçuesish elektrik (shtylla), me mjete rrethanore. Policia i akuzoi të rinjtë për veprën penale të “dëmtimit të pronës në bashkëpunim”, ndonëse dyshohet se ngjarja ka ndodhur nën efektin e pijes.