E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, avokatët ndërpresin grevën

 

GJIROKASTER - Pas gati një muaji bojkot, anëtarët e Dhomës së Avokatëve në Gjirokastër kanë vendosur t’i rikthehen punës. Gjatë një konference për shtyp, të organizuar ditën e djeshme, avokatët kanë bërë publik vendimin e tyre, i cili vjen pas reagimit të zyrtarëve të policisë së Gjirokastrës. “Na është konfirmuar se janë identifikuar autorët e arrestimit të padrejtë të avokatit Benard Aliko dhe personat që e urdhëruan këtë ndalim dhe se ata do të përgjigjen para drejtësisë për këtë akt të shëmtuar”, u shpreh sekretari i kësaj dhome, Tahir Novi. Qysh prej datës 7 shtator, pothuajse të gjitha seancat gjyqësore si në Gjykatën e Shkallës së Parë ashtu edhe në atë të Apelit në Gjirokastër janë shtyrë vazhdimisht, për shkak të bojkotit të shpallur nga avokatët e rajonit jugor.          p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›