E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat, mazhoranca i ‘lëshon pe’ opozitës

 Në fakt, këtë e kishte kërkuar opozita prej kohësh, ndërsa në disa seanca resht ligjet me 3/5-t edhe pse u hodhën për miratim në Kuvend, opozita nuk e dha votën e saj.

E ndodhur në këtë situatë, kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, jo vetëm që ka vendosur të rikthejë ligjet në komisione, por i ka kërkuar opozitës që të bëjë propozimet e saj.

“Ligjet me 3/5 kanë qenë gjithnjë në agjendën e parlamentit dhe unë si Kryetare e Kuvendit kam gjithë vullnetin pozitiv për të bërë çdo gjë për ta çuar këtë proces përpara. Agjenda integruese është agjenda jonë parlamentare, është agjenda jonë kombëtare”, tha Topalli. Ajo e quajti një ofertë për opozitën rikthimin e ligjeve në komisione.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ka kërkuar që në kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit, të futen në agjendë edhe diskutimet për ndryshimin e rregullores së parlamentit. Kërkesë e cila zonjës Topalli, është përfshirë në kalendarin e punës së miratuar më 13 tetor në seancën plenare.

Ndërkohë, mazhoranca i ka bërë një tjetër ofertë opozitës, për sa i përket Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi tha se mazhoranca ofron që një nga anëtarët e këtij Këshillit të propozohet nga PS-ja, një nga PD-ja dhe një nga LSI-ja. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-31 13:09
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›