E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdes, po vjen inspektori Kluzo!

Tri vjet pas episodit të parë "The Pink Panther", inspektori Zhak Kluzo (Jacques Clouseau) kthehet me aventurat e tij të bujshme. Pikërisht këtë fundjavë, në kinema "Millenium" në Tiranë shfaqet simpatiku Stiv Martin, i cili për herë të dytë interpreton personazhin e krijuar nga Blejk Eduards. Detektivi i ngathët i policisë franceze duhet të rigjejë thesaret legjendare që janë vjedhur, mes të cilëve edhe diamantin e kuq. Për ta ndihmuar në detyrën e re, do t‘i duhet një ekip me detektivë nga e gjithë bota, përpos "artit" të tij të veçantë për të zgjidhur çështjet. Në këtë vijim të prodhimit të vitit 2006, regjisorin Shaun Levi e zëvendëson Harald Zuart, ndërsa protagonisti mbetet po ai: Stiv Martin. Rikthehet kështu inspektori më qesharak i botës, sërish me flokët e bardha e barsetat e zeza të Steve Martin, sërish me këtë rol që shënon një zhvillim të ri në sagën komike të Blik Eduards. "Pink Panther 2" ripërdor formulën fitimtare të vitit 2006: vetëm se tingëllon pak më aksion dhe më frenetik. Por akoma më shumë komik se filmi i mëparshëm.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›