E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule: Gjykata ka vepruar me nacionalizem obskurantist

Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut reagoi ashper diten e djeshme, ne mbrojtje te kryetarit te bashkise se Himares, Vasil Bollano, ne kuader te vendimit te marre nga Gjykata e Vlores. Ne nje konference per shtyp te dhene diten e djeshme, kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule, e quajti vendimin e kesaj gjykata si "nje nacionalizem te verber obskurantist". Sipas Dules, ky vendim eshte dhene ne baze te politizimit te gjykatave dhe eshte nje shkelje e drejtesise. "Ky eshte nje vendim qe na kujton, periudha te tjera obskurantiste, kur gjykatat nuk kishin te benin aspak me nocionin e drejtesise, por ishin teresisht ne sherbim te politikes dhe ne kete rast edhe te nje nacionalizmi te verber obskurantist", deklaroi Vangjel Dule. Sipas tij, Bollano nuk kishte shkelur asnje ligj si kryetar i bashkise se Himares, por ai zbatonte konventat nderkombetare dhe legjislacionin perkates. Dule theksoi se ishte e turpshme qe gjykatat shqiptare, arrinin dhe jepnin vendime ne kundershtim me aktet nderkombetare, aq me teper kur Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s dhe aspiron te behet anetare e Bashkimit Evropian. Por kryetari i partise se minoritet theksoi se PBDNJ do te aktivizonte shoqerine civile, kundrejt ketij vendimi te padrejte te Gjykates se Vlores. Po keshtu Dule vuri ne dukje se per kete shkelje do te lajmeroheshin edhe organizmat nderkombetare, pasi eshte i njeanshem dhe i padrejte. Dule e dha reagimin menjehere pas shpalljes se vendimit nga Gjykata e Vlores.

F. M.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›