E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mubarak më i pasuri në botë?

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 15:00

Pasuria e presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, dhe e familjes së tij (gruas Suzanne dhe fëmijëve Gemal dhe Alaa), mendohet të jetë nga 40 deri në 70 miliardë dollarë.

Kjo shumë del nga ekspertët e Lindjes së Mesme.

Sipas tyre, pjesa më e madhe e pasurisë së Mubarakut ruhet në llogari bankare në banka të huaja (Angli dhe Zvicër kryesisht).

Gjithashtu, ekspertët mendojnë se presidenti egjiptian ka investuar në pasuri prestigjioze të patundshmërive në qytete si New York, Los Angelos, Dubai apo Londër.

Mubarak e ka grumbulluar këtë “thesar” me kontratat në sektorin e mbrojtjes, kur ishte në krye të aviacionit ushtarak të Egjiptit.

Sipas “Forbes”, nëse pasuria e Mubarak do të ishte 70 miliardë dollarë, atëherë presidenti egjiptian do të ishte më i pasuri në botë duke lënë prapa Warren Buffettin dhe Carlos Slimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›