Obama që një vit pa duhan

Presidenti amerikan, Barack Obama, nuk ka pirë duhan që pothuajse një vit, theksoi zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama.
Zonja Obama theksoi se ishte shumë krenare për të shoqin, i cili edhe pse ka pirë duhan prej vitesh, kohët e fundit ka folur në mënyrë të përsëritur për të lënë cigaren.
Gjatë muajit dhjetor, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs theksoi se nuk e ka parë Presidentin të pinte duhan prej më shumë se nëntë muajsh.
Pas një ekzaminimi të vitit 2010, mjeku i Obamas, Jefrrey Kuhlman i tha presidentit se duhet të vijojë përpjekjet për ta lënë duhanin.
Zonja Obama theksoi se i shoqi dëshironte tu thoshte të bijave të tij, Manilës dhe Sashas se ai nuk ka pirë duhan, gjë të cilën ato e kërkojnë.
Obama e ka filluar duhanin teksa ishte adoleshent, dhe i kishte premtuar së shoqes se do ta hidhte tej këtë ves, nëse ajo do ta lejonte të garonte për president.