E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Dënim me vdekje’ drejtuesve, 296 mijë foshnja të sëmura nga melamina

 

Drejtuesit e kompanisë më të madhe të prodhimit të qumështit në Kinë, pas skandalit të prodhimeve të sasive të konsiderueshme me elementin toksik melaminë, rrezikojnë të dënohen me vdekje. Procesi kundër tyre ka nisur dhe ata janë në pritje të dënimit, por gjatë kësaj kohe autoritetet e brendshme kineze kanë raportuar mbi shifra më të sakta të fëmijëve të prekur nga sëmundja dhe atyre që kanë humbur jetën. Sipas hetimeve, elementi toksik ishte vendosur në qumësht me qëllim nga prodhuesit, për ta trashur atë e për ta bërë të duket më i pasur me proteina. Tashmë është raportuar se numri i të porsalindurve kinezë që u sëmurën nga përdorimi i qumështit pluhur të kontaminuar është 296 mijë, një shifër e konfirmuar nga Ministria e Shëndetit në Pekin. Shifra është disi më e lartë nga ajo raportuar më parë prej autoriteteve kineze. Skandali i qumështit pluhur të pasuruar me melaminë, substancë toksike që rrit në mënyrë artificiale vlerën e kalorive të qumështit, ‘shpërtheu’ në shtator pas denoncimit të një kompanie nga Zelanda e Re, partnere me kompaninë kineze, “Sanlu”. Qumështi kinez për fëmijë u tërhoq nga të gjitha tregjet mbarëbotërore ku tregtohej. Nuk ka pasur raportime të rasteve të kontaminimit në shtete të tjera, përveç disa dyshimeve në Tajvan. Të paktën gjashtë të porsalindur në Kinë kanë humbur jetën për shkak të melaminës në ushqim. Drejtuesit e “Sanlu” janë në pritje të marrin dënimin, i cili me sa pritet do t’u marrë jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›