Rusia i thotë lamtumirë Kallashnikovit

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 14:30
Arma simbol i revoltave afrikane, është përdorur nga 50 ushtri të ndryshme në botë. Tashmë Kallashnikovi del në pension, të paktën në Rusi.
Shteti rus vendosi ta nxjerr në pension, sepse edhe versioni më modern (AK-47) konsiderohet i vjetër. Lajmi është mbajtur i fshehur krijuesit të tij, 91 vjecarit Mikahail Kalashnikov, për të evituar probleme në shëndetin e tij.
Suksesi i Kallashnikovit, nga momenti i futjes në treg, ishte gjigant.
Modeli i parë u projektua në vitin 1974 dhe ishte i pari i një serie të gjatë. Me sa dihet, ka më tepër se 100 milion ekzemplar në të gjithë botën.
Ai u përdor nga revolucionet afrikane, por edhe në Vietnam. U përdor gjithashtu edhe në revoltat e fundit në Libi.