E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi kinez i drejton një kërkesë Evropës

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 16:00

Gazeta më e njohur kineze u ka bërë thirrje shteteve evropiane që të veprojnë me vendosmëri në zgjidhjen e krizës së borxheve në euro-zonë.

Përndryshe, sipas gazetës, ekziston rreziku i dëbimit të disa shteteve anëtare të kësaj zonë.

Thirrja u publikua në edicionin për tregun ndërkombëtar të gazetës zyrtare të Partisë Komuniste, “The People’s Daily”.

Kina mbetet e përkushtuar të investojë në Evropë, por dëshiron që ekonomitë e caktuara të dëshmojnë seriozitet në pagesën e borxheve, tha muajin e kaluar kryeministri kinez, Ven Jiabao.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›