E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ministri i Brendshëm Musaraj: SHIK gënjeu për Remzi Hoxhën

Nuk kam qenë i kërcënu
ar nga Remzi Hoxha,
Avdyl Loshaj e Ziso Kristopuli
apo të tjerë, po këtë fakt e
kam dëgjuar vetëm nga mediat.
Efektivët e institucioneve shtetërore
nuk më kanë dhënë informacione
të tilla mesa mbaj mend
unë". Kështu ka deklaruar dje ishministri
i Brendshëm, Agron
Musaraj, gjatë dëshmisë në
Gjykatën e Krimeve të Rënda, në
kuadër të procesit gjyqësor për
rrëmbimin e Remzi Hoxhës. Për
më shumë se 20 minuta, ish-ministri
iu përgjigj pyetjeve të
prokurorit Xhevat Hana. Ai tha se
"nuk kam pasur dijeni për rrëmbimin,
por thirrja ime konsiston
në takimin apo pritjen që u kam
bërë vëllezërve të Remzi Hoxhës,
të cilët i kam takuar për disa orë
në zyrën time. Mbaj mend që jam
interesuar për gjetjen e tij. Kam
kërkuar brenda 30 minutave të
gjithë komisariatet e vendit të
raportojnë për shoqërimin, ndalimin,
apo arrestimin e shtetasit
Remzi Hoxha dhe nuk më ka rezultuar
se ai ka qenë arrestuar, apo
shoqëruar nga policia", pohoi
Musaraj. Më pas shtoi se i kishte
kërkuar zyrës së mediave dhe
publikut të mbajë kontakte të
vazhdueshme me familjen Hoxha.
Pyetjes në lidhje me verifikimin
e targave që kanë rrëmbyer
Remzi Hoxhën, ish-ministri
Musaraj i është përgjigjur se nuk e
mbante mend këtë fakt. "Ka pasur
probleme në atë kohë për verifikimin
e targave, pasi ishte formuar
vonë database dhe nuk jam
unë personi që merrem me verifikimin
e tyre", u shpreh ai.
Prokuroria
Ndërkohë, prokurori Xhevat
Hana tha se kabineti i Presidentit
ka kërkuar informacion dhe të
dhënë në lidhje me rrëmbimin e
Remzi Hoxhës dhe ju nuk i keni
kthyer përgjigje kurrë. "Keni qenë
ju ai që keni penguar hetimet e
organit të akuzës për zbardhjen e
rastit të rrëmbimit të Remzi Hoxhës,
duke penguar dhe mos kthyer
përgjigje për 5 muaj e 15 ditë në
lidhje me verifikimin e targave private
TR 2449 C, që është përdorur
gjatë rrëmbimit të shtetasit Remzi
Hoxha, gjithashtu keni penguar
dhe mos kthyer përgjigje edhe
kabinetit të Presidencës në lidhje
me informacionin që kërkoni. Dy
ditë pas ngjarjes, me datë 23 shtator
1996, keni marrë një telegram
nga familja e Remzi Hoxhës dhe
jeni njohur me këtë rast, ku nuk
keni bërë asgjë", u shpreh
prokurori, ndërsa Musaraj rideklaroi
se familjarët e Remziut i kishte
takuar në zyrën e tij dhe se nuk
i takonte atij të verifikonte targat
e automjetit që u rrëmbye Remzi
Hoxha.
Vajza e Kristopulit
Ndërkohë, Alma Kristopulli, e
bija e Zizo Kristopullit, ka kujtuar
momentet kur i ati e kishte takuar
në Qytetin Studenti, ku ajo rrinte
së bashku me të motrën studente,
pasi ai ishte liruar nga rrëmbyesit.
"Ai ishte i keqtrajtuar dhe mezi
ecte, më pas më tregoi pjesët e
trupit, të cilat ishin të nxira, nuk
fliste dot, dridhej i gjithi. Unë dhe
motra nuk kishim asnjë dijeni. Na
tregoi që ishte një person, që ishte
punonjës i SHIK-ut, tregonte
edhe për një person tjetër të cilit
nuk ia mbaj mend emrin, një të
shkurtër nga Gjirokastra. E kishin
detyruar që të shkonte me ta, duke
i thënë se do të takonte dikë nga
Kontrolli i Lartë i Shtetit në
Gjirokastër. Në pjesën tjetër të
rrugës nuk mbaj mend më hollësira,
e mbuluan përpara që të mos
shihte rrugën dhe përfunduan
diku në një ndërtesë, që më vonë
e mori vesh që ishte në Lezhë", tha
ajo.
Dëshmia tjetër ka ardhur nga
shoferi i Avni Koldashit, ish-shefi i
bazës së SHIK-ut në kohën e rrëmbimit,
Besim Dajça, i cili kujtoi kohën
kur ka shoqëruar me makinë
për në Lezhë shefin e tij, Avni Koldashin
dhe Ziso Kristopullin.
Dëshmitarët VIP
Prokurori i Krimeve të Rënda,
Xhevat Hana, lexoi listën e dëshmitarëve
të tjerë që cilësohen VIP për
procesin, siç është Fatos Klosi, por
edhe emri i ish-shefit të SHIK-ut,
Bashkim Gazidede, i cili ndërroi
jetë një javë më parë pas një
sëmundjeje të rëndë. Burimet
thanë se për Gazideden do të paraqitet
para gjykatësve certifikata e
vdekjes, si dhe do të lexohen dëshmitë
e tij dhënë prokurorisë për
rrëmbimin e trefishtë me pasojë
zhdukjen e biznesmenit Remzi
Hoxha. Seancën tjetër pritet të japin
dëshmi edhe Agim Shehu, Anibal
Basha dhe Halit Shamata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›