Interpoli prangos në Itali tre shqiptarë
Dy shqiptarë të dënuar për trafik femrash dhe një tjetër
për vrasje kanë përfunduar në prangat e policisë
italiane, pasi kërkoheshin nga Interpoli. Nga Interpol Tirana,
në bashkëpunim me Interpol
Romën janë arrestuar dje vëllezërit
Edmond dhe Ferdinand Etemaj,
ndërkohë që në pranga ka përfunduar
edhe Ton Rroku. Ferdinand
Etemaj akuzohet në Itali edhe për
një vepër tjetër penale. Sipas të
dhënave nga drejtësia shqiptare,
nga viti 1996 deri në vitin 2000,
vëllezërit Ferdinand dhe Edmond
Etemaj kanë detyruar me anë të
dhunës fizike, të punojë si prostitutë
shqiptaren J. A., duke e shfrytëzuar
në Torino për më shumë se
3 vjet. Gjykata e Shkallës së Parë
Berat, me vendimin e datës 4 nëntor të vitit 2004, i ka
dënuar këta dy persona me nga 9 vjet heqje lirie, për
kryerjen e veprës penale të "shfrytëzimit të prostitucionit
në rrethana rënduese". Ky vendim ka marrë formë të prerë
më datë 23 shkurt të vitit 2007. Ndërkohë, në lidhje me të
arrestuarin tjetër, Ton Rroku, policia
tha se ai u kap në Castelnuovo Porto
të Romës. Sipas dosjes penale, më
datë 6 korrik 1998, i pandehuri dhe
dy persona të tjerë kanë qenë duke
udhëtuar me një veturë. Në fshatin
Juban kanë ndaluar, pasi i kanë bërë
shenjë Ajet Ndrekës dhe Landi Ndocit.
Pasi kanë dalë nga makina, kanë
filluar debatet për një konflikt të vjetër.
Pas kësaj Ton Rroku ka qëlluar me
breshëri, duke vrarë Çesk Ndocin.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër,
me vendimin e datës 28 shkurt 2005,
e ka dënuar këtë person me 10 vjet
burg për kryerjen e veprës penale të "vrasjes me dashje"
dhe "mbajtje pa leje të armëve luftarake".