E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënimet për shtatë të pandehurit

Vendimi

Xhaferr Belul Gixhari
Marin Kol Palushi
Alfred Qani Kadriu
Edison Mustafa Shema
Sokol Rafet Shalca
Saimir Shaban Kuniqi

Gjenden fajtorë për kryerjen e veprës penale të “mashtrimit kompjuterik” dhe në bazë të nenit 143/b/1 të Kodit Penal dënohen me 9 (nëntë) muaj burgim dhe 150 000 (njëqind e pesëdhjetëmijë) lekë gjobë. Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, pas uljes së dënimit me 1/3, të pandehurit e mësipërm dënohen me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) muajsh burgim dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë gjobë. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal (të ndryshuar me ligjin nr. 1023, dt. 27.11.2008), gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, duke i vënë në provë të pandehurit për një periudhe kohe prej 18 muajsh, me kusht që ata të mbajnë kontakte me shërbimin e provës dhe brenda kësaj periudhe të mos kryejnë vepër tjetër penale. Bazuar në nenin 60/5 të Kodit Penal, gjykata urdhëron që të pandehurit gjatë periudhës së provës të mos ushtrojnë veprimtari profesionale kur vepra penale ka lidhje me të. Detyrohen të pandehurit të paguajnë shumën e mësipërme pranë Zyrës së Përmbarimit Tiranë brenda një periudhe 1 (një) vjeçare, nga dita që vendimi do të marrë formë të prerë.

Eldi Engjëll Vorpsi

Gjendet fajtor për kryerjen e veprës penale të “moskallëzimit të krimit” dhe në bazë të nenit 300 të Kodit Penal e dënon atë me 105 000 (njëqind e pesëmijë) lekë gjobë. Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, pas uljes së dënimit me 1/3, i pandehuri dënohet me 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë gjobë. Detyrohet i pandehuri të paguajë shumën e mësipërme pranë Zyrës së Përmbarimit Tiranë brenda një periudhe 1 (një) vjeçare, nga dita që vendimi do të marrë formë të prerë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›