E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr banal, vritet me pistoletë 25-vjeçari

Rrëshen

Pa kaluar 24 orë nga vrasja në qytetin e Lezhës, një tjetër vrasje ka ndodhur në territorin e këtij qarku. Një 25-vjeçar është vrarë me armë zjarri në qytetin e Rrëshenit, pas një sherri për motive të dobëta me një tjetër të ri. Policia njoftoi se Luan Gjoka u qëllua me pistoletë rreth orës 21:30 të mbrëmjes pranë spitalit të qytetit të Rrëshenit. Ai mori menjëherë ndihmën mjekësore në spital, por plagët e shkaktuara nga plumbat nuk i kishin lënë shanse për mbijetese. Pak minuta pas krimit policia arriti të arrestonte autorin e vrasjes, i cili është Sokol Shytani 24 vjeç. Ndërkohë, një grup hetimor i ngritur për këtë ngjarje po heton për të zbuluar shkaqet e vërteta dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në krim.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›